15:40 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Modelja e parë transeksuale do e përfaqësojë Spanjën në Miss Universe (Foto)

Një modele ka hyrë në histori pasi është transeksualja e parë që prezanton Spanjën në Miss Universe.

Angela Ponce, 26 vjeçare nga Seville, ka fituar garën në mes 22 konkurrenteve, transmeton Indeksonline.

Tani Ponce do të ketë mundësinë që të konkurrojë për Spanjën në Miss Universe, që do të zhvillohet në Filipine, këtë vit./Indeksonline/