08:03 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

MPMS dhe Shoqata “Down Syndrome Kosova” me marrëveshje bashkëpunimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica viziton Shoqatën “Down Syndrome Kosova” në Prishtinë.

Gjatë takimi do të bëhet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes MPMS-së dhe kësaj shoqate.

Kjo marrëveshje parasheh zhvillimin e trajnimeve profesionale për të rinjtë me sindromën Down në qendrat e aftësimit profesional në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.