07:18 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

MSH, IKSHP dhe OBSH shënojnë Ditën Botërore të Tuberkulozit

Ministria e Shëndetësisë (MSH) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetesisë Publike (IKSHP), Zyrën e OBSh-së në Kosovë dhe partnerët e tjerë shënojnë sot Ditën Botërore të Tuberkulozit.

Manifestimi qendror në shënim të kësaj dite, në të cilën pritet të marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, do të mbahet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Dita Botërore e Tuberkulozit mbahet çdo vit në 24 mars. Synimi i saj është që të promovojë ndërgjegjësimin, njohuritë dhe motivimin për të vepruar kundër tuberkulozit në mbarë botën.

Ajo e ka origjinën në vitin 1882, kur u festua 100 vjetori i zbulimit të bacilit të TB-së nga Koch.

Temat: