18:21 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ndërprerja e energjisë në kryeqytet, vazhdon tollovia në komunikacion (Foto)

Për më shumë se një orë u ndërprerë energjia në qendër të Prishtinës.

Normalisht, si pasojë e ndërprerjes së energjisë, as semaforët nuk po punojnë në atë pjesë.

Nga mungesa e semaforëve, në lagjen Ulpiana është krijuar tollovi e madhe nga veturat e shumta.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, veturat nuk po i japin përparësi njëra tjetrës dhe kështu po krijohen edhe kolonat e gjata.

Më poshtë gjeni foto të lagjes Ulpiana pa semaforë e vetura të bllokuara në rrugë. /Indeksonline/