13:58 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Ndjekësit e bojnë ‘hor’ Taylor Swiftin, e akuzojnë për kopjim (Video)

Taylor Swift ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Delicate” e këtë e bëri pikërisht mbrëmjen e së dielës në edicionin e radhës të eventit prestigjioz iRadioHeart Awards.

Por, Taylor Swift nuk është kurrë larg polemikave, dhe pasi debutoi videon në iHeartRadio Music Awards, ku edhe mori çmimin si Artistja Femër e Vitit, disa ndjekës po e akuzojnë yllin për kopjim, shkruan Dailymail.


Në video shfaqet këngëtarja duke vallëzuar rreth një lobi të hotelit, ndërsa ishte veshur me një fustan elegant blu, pamje kjo e njëjtë tek video komerciale e aromave Kenzo e drejtuar nga Jonze, transmenton Indeksonline.

Margaret Qualley në reklamë, si Taylor në video muzikore, vallëzon me energji në një fustan rreth një ndërtese të përpunuar duke tërhequr shprehje ekstravagante të fytyrës./Indeksonline/