10:32 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Nis seanca e Kuvendit, pritet interpelanca e Haradinajt (Video)

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovë, ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj pritet t’i drejtohet Kuvendit me kërkesën e Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Gjithashtu, ndër pikat e rendit të ditë është paraparë të shqyrtohet edhe propozim-programi i punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, pastaj për herë të parë do të shqyrtohet edhe projekt-rregullorja e Kuvendit.

Gjithashtu do të shqyrtohet për herë të dytë edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, por gjithashtu është paraparë edhe shqyrtimi i raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016./Indeksonline/