16:04 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për personat që u gjuajtën edhe me granata dore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.J për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale tentim vrasje si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Gjykata i ka caktuar një muaj paraburgim edhe të pandehurit A.G për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje dhe dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë, dhe A.J, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të pandehurve, si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurve dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale.