13:48 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Njihuni me efektet e mrekullueshme të përqafimit

A e dinit se një përqafim në ditë përmirëson shëndetin tonë?

Përveçse rrit ndjenjën e mirëqenies, është me të vërtetë një kurë kundër stresit.

Falë oksitocinës, përqafimi është në gjendje që të na falë forcë për sistemin imunitar!

Oksitocina është substancë e cila i shkakton dhimbjet e lindjes te gratë shtatzëna. Për këtë arsye përdoret në gjinekologji. Ky hormon i stimulon edhe kontraksionet e muskulaturës së lëmuar të zorrëve, fshikës së tëmthit dhe asaj të urinës.

Oksitocina ndikon edhe në rritjen e sekretimit të qumështit nga gjëndrat qumështore. Vetë akti i thithjes së qumështit e shkakton rritjen e përdorimit të oksicinës.

Studimi është kryer nga dy suedezë dhe është publikuar në revistën e njohur shkencore “Comprehensive Psychology”.