20:40 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nuk duhet ushqyer sa për dy persona kur jeni shtatzënë, mund të sjell rreziqe!

Thënia e vjetër ka rënë poshtë nga kërkimet e reja.

Është e lehtë të thuhet se shtatzënia garanton një copë tortë në kohën e çajit, pasi thuhet se gratë duhet të hanë për të dy.

Por sipas hulumtimeve të reja kjo gjë mund të paraqes rreziqe shëndetësore për fëmijën dhe nënën.

Studimi tregon se nëse një grua fiton shumë peshë gjatë shtatzënisë, ajo mund të ketë efekte negative tek foshnja.

Sipas analizës së 905 çifteve të nënës dhe fëmijës, e cila u zhvillua në Hong-Kong,  duke fituar peshë shumë të madhe mund të vendosni pasardhësit tuaj në një rrezik në rritje të rezistencës së insulinës dhe presionit të lartë të gjakut, transmeton Indeksonline.

Fëmija mund të jetë më i predispozuar ndaj makrosomisë, ku një i posalindur është dukshëm më i madh se mesatarja.

Plus, mund të ketë një BMI më të lartë se normale-të gjitha këto që mund të qojnë në rreziqe të mëtejshme kardiometabolike.

“Shtatzënia kërkon një shtesë prej 300kcal në ditë. Çfarë ka nevojë një nënë shtatzënë është jnë dietë e ekuilibruar që përmbush kërkesat e tilla me gjërat e nevojshme.Gjithashtu duhet pasur stërvitje të moderuara për të shmangura peshën e tepërt”, ka thënë studiuesi Hung Tam./Indeksonline/