10:16 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pamje të rralla të Neptunit nga teleskopi, i tëri me ngjyrë të kaltër

Miliarda kilometra nga toka, Neptuni është parë në një pamje të rrallë me ngjyrë të kaltër, i kapur nga një nga teleskopët më të sofistikuar në botë.

I vendosur në Kili, Teleskopi Shumë i Madh i Observatorit Jugor Europian (VLT) përdorte atë që njihet si tomografi me lazer për të kapur imazhet e testit të planetit dhe grupimeve përreth yjeve.

Instrumenti i Multiple Spectroscopic Explorer (MUSE) i teleskopit punon me atë që quhet modul optik adaptiv GALACSI.

Kjo i lejon teleskopit të korrigjojë për turbullira në lartësi të ndryshme në atmosferë, duke rezultuar në disa imazhe tepër të qarta dhe të mprehta të kapura nga Toka./Indeksonline/

Temat: