Pas deklaratës së KFOR-it për ushtri, vjen reagimi nga deputeti kosovar!
Ndonëse KFOR-i po vazhdon të insistojë se në Kosovë është e vetmja Ushtri, ndryshe po vlerësohet nga personat kompetent për këtë çështje.
Komandanti i KFOR-it, Salvatore Couci ka thënë dje për gazëtën serbe, ‘Vecerne Novosti’ se forcat e tyre ushtarake janë të vetme në Kosovë. Megjithatë, ai është pajtuar se transformimi i FSK-së në FAK duhet të përfundojë, sipas kushtetutës.
“Forcat e sigurisë e Kosovës nuk janë forcat e armatosura, ata reagojnë në rast të fatkeqësive natyrore. Ata janë të trajnuara mirë për këtë, por në qoftë se institucionet e Kosovës duan t’i transformojnë në ushtri, ky është një proces i cili edhe sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duhet të kryhet në përputhje me Kushtetutën”, tha Couci, për gazetën serbe ‘Vecernje Novosti’.
Lidhur me këtë, është përgjigjur kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, i cili ka reaguar ndaj kësaj deklarate të gjeneralit të KFOR-it.
Ai për ‘Indeksonline’ ka thënë se misioni i KFOR-it kujdeset për mbrojtjen e kufijve të Kosovës. Mirëpo, sipas tij, ka ardhë koha që Kosova tani ta formojë ushtrin e saj.
“E vërtet që me status e vetmja ushtri që merret me mbrojtjën e kufijve ose mision që bënë mbrojtjen e kufijve sot është KFOR-i. Por, nuk do të thotë që KFOR-i do të jetë gjithmonë ushtria e cila do të kujdeset për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, kështu që ka ardhur koha që Forca e Sigurisë së Kosovës të shëndërrohet në Ushtri dhe të merrë misionin e KFOR-it dhe KFOR-i gradualisht qysh është zvogëluar numri i deri tashëm të zvogëlohet edhe më shumë ose më mirë të jetë një Forcë Mbikëqyrëse e Forcës së Sigursisë së Kosovës”, ka thënë Shala për “Indeksonline”.
Më tej, deputeti i Nismës ka thënë se forma më e mirë që të shëndrrohet FSK-ja në FAK është përmes ndryshimeve kushtetuese.
Ndërsa, në rast se kjo nuk mund të arrihet. Atëherë Shala ka shpjeguar se duhet të jetë ajo përmes ndryshimit të kompetencave shtesë nëpërmes ligjit, e cila sipas tij, do të mundësonte realizimin e Forcës së Sigurisë./Indeksonline/