12:11 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pas Xhakës e Shaqirit, shqiponja e Thaçit tërbon serbët (Foto)

Përpos futbollistëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirit, serbët i ka tronditur edhe i biri i presidentit Hashim Thaçi, Endriti.

Ai dje postoi një fotografi në Instagram me të atin, ku shfaqen duke e bërë shqiponjën me duar, shkruan Indeksonline.

Ky veprim nuk u ka pëlqyer serbëve të cilët sot i kanë kushtuar një artikull dyshes Thaçi.

Kurir.rs shkruan se si Endriti e ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet së bashku me babanë e tij duke e bërë shqiponjën me duart e tyre.

“PROVOKIMET NUK KANË TË NDALUR! SHAQIRIT DHE XHAKËS IU BASHKANGJIT EDHE THAÇI: Djali i Hashimit e ka postuar fotografinë me babanë që do ta tërbojë popullin serb!” është titulli i kësaj gazete serbe.

Në tekst, e përditshmja serbe ka shkruar se  gjatë ndeshjes futbollistike në mes të Zvicrës dhe Serbisë, Thaçi i ka mbrojtur dy futbollistët shqiptarë që kanë festuar me shqiponjë. /Indeksonline/