21:29 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përfitimet e mëdha nga shega

Studime shkencore të realizuara së fundmi rreth përfitimeve mjekësore nga shega kanë vënë në pah dobitë që mund të kemi nga ky frut.

Në kokrrat e shegës është zbuluar një lëndë që quhet punicalagins, një antioksidant që e përmban vetëm shega.

Qendrat shëndetësore prestigjioze në SHBA e rekomandojnë shegën dhe lëngun e saj për disa sëmundje:

Parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Parandalimin e Kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës dhe të gjirit tek femrat.
Për uljen e kolesterolit në gjak.
Parandalon mbipeshën.
Lufton dëmtimin e qelizave; parandalon degradimin e ADN-së qelizore
Kujdes, shega ka ndërveprim me ilaçet e ndryshme

Shega është e pasur me vlera ushqimore si kripra minerale, Vitamina C, Vitamine K, Vitamina B6, fibër, etj.

Theksohet se shega ka ndërveprim me ilaçet e ndryshme, prandaj duhen konsultime me mjekun për njerëzit e sëmurë.