Përse e premtja e datës 17-të konsiderohet si ditë tersi ?
Por, jo vetëm. Sot është e premtja e zezë që askush nuk do ta donte. Supersticionet janë besime dhe zakone irracionale të cilat gjenden në të gjitha kulturat dhe mendësitë. Ato kanë lindur bashkë me njerëzimin dhe shpeshherë janë ngërthyer keq në besimet e gjithësecilit, siç është psh thyerja e pasqyrë, kryqëzimi i gishtave apo dhe e premtja e datës 17-të.
Ky supersticion i ka rrënjë thellë në histori, që prej kryqëzimit të Jezu Krishtit të premten e zezë të 17-ës. Gjithashtu edhe në Testamentin e Vjetër e premtja 17-të është data kur ndodhi përmbytja e botës që më pas ndryshoi rrjedhën e historisë.