19:21 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Plastika nuk preferohet më as tek frutat dhe perimet

Nuk keni më nevojë të kërkoni në shumë tregje që të merrni fruta dhe perime jashtë paktimeve plastik, të panevojshme.

Një prej emrave më të mëdhnjë të marketeve, Lidl do të jetë ndër të parët që do të heq të gjitha plastikat e zeza, që të mos mbahet pemët dhe perimet në to.

Plastika e zezë, nëse nuk e dini është e riciklueshme në Britani të Madhe, duke e konsideruar atë një mundësi të tmerrshme paketimi për ata që kanë kujes për tokën, transmeton Indeksonline.

Lidl vlerëson se duke hequr plastikën e zezë nga frutat dhe perimet, do të kursejë 50 ton plastikë nga depozitat çdo vit.

Lidl është i prirë të heqë qafe materialin e tillë nga produktet e freskëta, si mishi, peshku dhe produktet e mishit të pulës./Indeksonline/