19:24 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia kap tre persona me narkotikë në qendër të Prishtinës (Foto)

Policia e Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë së vendit, është mobilizuar në tërë vendin.

Njësitet policore që po sigurojnë rend dhe qetësi, sonte kanë ndaluar një veturë në kryeqytet.

Siç mëson Indeksonline, në veturën në të cilën ndodheshin tre persona, u gjetën substanca narkotike.

Policia i ndaloi ata në rrugën “Rexhep Luci” dhe tani po merret me rastin. /Indeksonline/