15:59 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Posta e Kosovës: Valon Prestreshi përpiqet ta shkatërroi postën

Kryesitë e Sindikatës Profesionale të Punëtorëve dhe Shoqatës Sindikale Postieri të Postës së Kosovës kanë deklaruar se me shqetësim janë duke përcjell veprimet e Kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës Valon Prestreshi, që sipas tyre me vendimet e tij të njëanshme është duke shkatërruar kompaninë Postën e Kosovës, duke e mbrojtur pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me çdo parim të drejtësisë dhe profesionalizmit, kompanitë të afërta me të dhe grupin e tij të interesit.

“Valon Prestreshi, me datën 06.12.2016 edhe pse Zv. Kryetari i Bordit të Autoritetit të Konkurrencës me përvojë dhe profesionalizëm, z. Ahmet Krasniqi dhe Muhamet Krasniqi e kishin refuzuar votimin  e këtij vendimi në dëm të Postës së Kosovës. I njëjti ka manipuluar votat e anëtarëve të tjerë servil të tij, në interes të kompanive private si, Vllesa sh.p.k, Moneta dhe Prepaid sh.p.k,  me qëllim që me çdo kusht të dëmtohen të hyrat e Postës së Kosovës nga ky shërbim, duke e rrezikuar të ardhmen dhe mirëqenien  e punëtorëve të Postës së Kosovës.

Sindikatat e Postës së Kosovës, po ashtu janë njoftuar në vazhdimësi për qasjen dhe veprimet me elemente të veprës penale, andaj këto sindikata do të ngritin kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj z.Valon Prestreshi për veprat:  shpërdorim të detyrave dhe autoritetit zyrtar si dhe veprimeve të tij të vazhdueshme, duke shantazhuar disa kryetarë të komunave.

Kryesitë e Sindikatave të Punëtorëve të Postës së Kosovës, i bëjnë me dije z.Valon Prestreshi, opinionit publik dhe aksionarit se nuk do të lejojmë që për interes grupor dhe përfitime materiale të një grupi profiterësh, ta largojnë Postën e Kosovës nga zyrat nëpër objektet e pronarit të saj, Qeverisë së Kosovës dhe komunave.

Askush dhe as Valon Prestreshi, nuk do të pasurohet në dëm të Postës së Kosovës dhe të vjedh nga pagat e mbi 1000 punëtoreve tonë të devotshëm, të cilët heqin të zitë e ullirit derë më derë për të ofruar shërbimet postare.

Fakti më vendimtar është që edhe pse Posta e Kosovës ka të drejtë ligjore të ankesës në Gjykatën e Apelit (ndaj vendimit të Gjykatës Themelore), ndërsa Valon Prestreshi, mundohet që vendimin e Gjykatës Themelore ta paraqes si të imponueshëm tek kryetarët e komunave, duke ju bërë presion dhe shantazh që të largojnë Postën nga zyrat aktuale nëpër komuna, gjë që jep për të kuptuar, se i njëjti këto veprime i bënë për shkak të favoreve financiare, që i merr nga operatorët privat në dëm të Postës së Kosovës.

Me respekt,

Etrit Hoti, Kryetar i SPP-së

Naser Gashi, Kryetar i Shoqatës Sindikale Postieri”, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/