11:20 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Prekëse: Qindra tullumbace në ajër pas vdekjes së 2 vjeçarit

Fëmija i vogël, rasti i të cilit kishte tërhequr vëmendjen e gjithë botës ditët e fundit, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Lajmin për vdekjen e Alfie Evans, e dhanë prindërit e tij, Kate dhe Thomas Evans, nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Gladiatori im dorëzoi mburojën e tij sot (dje) dhe fitoi krahët në orën 2 e 30. Tmerrësisht të dëshpëruar”, shkroi babai i tij.

Por rasti i tij preku zemrat e miliona njerëzve, teksa qindra prej tyre janë bërë bashkë dhe kanë hedhur në ajër tullumbace në shenjë respekti për vogëlushin e ndjerë, që mbijetoi për disa ditë edhe pas fikjes së aparaturave që e mbanin gjallë.

Në këtë histori u përfshi edhe shteti italian, që ofroi të trajtojë në spitalet e tij djalin e vogël, që mbijetoi edhe për disa ditë pasi i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë.

Prindërit kanë pasur disa përballje ligjore që fëmija të vazhdonte të mbahej në spital ndërkohë ata morën edhe nënshtetësi italiane vetëm që ta dërgonin vogëlushin në Romë ku të mbahej përmes aparaturave.

Vogëlushi ishte në gjendje vegjetative prej muajit maj të vitit 2016. Sipas neurologëve ai vuante nga Sindroma e Shterimit të ADN-s Mitokondriale, anomali që bën të pamundur që trupi të prodhojë energji për muskujt, veshkat dhe trurin.

Maksimumi që mund të shtyjnë të prekurit është deri në adoleshencë ndërkohë ende nuk ka kurë për këtë sëmundje të rrallë.