11:40 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Propaganda për ndarje të Kosovës, e vërteta është krejtësisht diçka tjetër!

Shkruan: Mefail Bajqinovci

Po bëhen gati një muaj që pushteti po e terrorizon opinionin publik dhe opoziten se Kosova po ndahet, kjo propagandë po bëhet që t’i iket presionit nga fuqizimi i asociacionit me kompetenca të fuqishme ekzekutive.

Hashim Thaçi do t’a fuqizojë me kompetenca ekzekutive asociacionitn dhe do t’a shet këtë si fitore, pastaj në konferencë del si shpëtimtar duke thënë se nuk e lejova ndarjen e veriut.

“Zajednica” pritet t’a ketë kodin e vet të veçantë i cili kod do të mbushet nga të hyrat e komunave me shumicë serbe dhe njëkohësisht do të ketë mundësi të thithin mjete materiale nga tri burime: Qeveria e Kosovës, qeveria e Serbisë dhe ajo ndërkombëtare. 

Sa i përket organizimit politik të “zajednices” edhe aty do të ketë kompetenca maksimaliste duke filluar nga: 

-Asocacioni do të ketë kuvendin, kryetarin, këshillin, bordin, administratën dhe zyrën për ankesa”

-Ndërmarrjet shoqërore dhe publike do të menaxhohen nga asociacioni.

-Menaxhimi i ujërave pasuria kombëtare liqeni i “Gazivodës” dhe një pjesë e Trepçës të menaxhohet nga asociacioni.

– Kompetencat e asociacionit mbi policinë e Kosovës.

-Menaxhimi i spitaleve regjionale që është kompetencë e MSH-së do të kalojë tek asociacioni, kështu që dy spitalet regjionale i Mitrovicës dhe spitali regjional në Shtërpc do të bëhet nga asociacioni.

-Menaxhimin e planifikimit hapësinor që është kompetencë e ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor pritet të kalojë tek asociacioni.

– Kompetencat e zajednicës në pikat kufitare në veri të Kosovës.

Foret e Hashimit për shkëmbim të territoreve nuk dhezin, ka vetëm bosnizim të Kosovës.