22:18 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Qëlloi me breshëri 14 vjeçaren që dashuronte, i riu: S’e dija që ishim kushërinj

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Divjakë, ku një 22-vjeçar qëlloi me armë ndaj një vajze të mitur.

Ka qënë dashuria e mohuar nga ana e vajzës dhe fakti që ajo ishte pranë fejesës me një djalë të zgjedhur nga familja, ka bërë të riun të kryejë këtë akt çmendurie që mund të përfundonte në tragjedi.

Në këto kushte i riu nga fshati Bubunjë në Divjakë ka marrë armën dhe ka qëlluar me breshëri ndaj vajzës që donte.

Gjykata e Lushnjës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Barjam Krasniqin, i cili akuzohet se qëlloi me armë zjarri kushërirën e tij të dytë, 14-vjeçare, të cilët e dashuronte.

“Jam penduar, nuk e dija që ne ishim kushërinj, ndaj e kam ngacmuar”, kështu mësohet të jetë shprehur i riu në sallën e gjyqit. Ndonëse ai pranoi çfarë kishte bërë dhe se ishte penduar për atë çka kishte bërë, tha se nuk ishte në dijeni të faktit se me vajzën kishte lidhje gjaku. /albeu.com/

Temat: