10:14 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Rektori Millaku: UP ‘Haxhi Zeka’ në Pejë është i qëndrueshëm

Në kohën e përfoljeve dhe diskutimeve në skenën institucionale vendore për shfuqizimin ose kthimin e disa universiteteve publike në njësi akademike, ka folur rektori i njërit prej universiteteve të njohura publike të vendit tonë.

Fadil Millaku, rektor i UP ‘Haxhi Zeka’, në Pejë ka thënë se Universiteti që ai drejton është i qëndrueshëm dhe se shpreson shumë se i njëjti do të vazhdoj së funksionuari si i tillë.

Komentet Millaku i ka bërë në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit. I pyetur rreth aktualitetit dhe diskutimeve për shëndrrimin e disa universiteteve në njësi akademike, Millaku ka shprehur bindjen se universiteti publik i Pejës do të vazhdojë së funksionuari si i tillë me avancime edhe më të mëdha.

“Universiteti publik I Pejës ‘Haxhi Zeka’, është i qëndrueshëm. I plotëson të gjitha kriteret për të qenë universitet. Kjo gjë është e njohur tashmë. Unë them me bindje se pas luftes, gjëja me e mirë që i ka ndodhur Pejës ka qenë pikërisht themelimi i UP Haxhi Zeka. Ne sot kemi 12 mijë studentë, 5 fakultete dhe 18 programe. Këtë vit ne po përgatitemi që të  realizojmë hapjen e studimeve të doktoraturës në fakultetin e biznesit. Angazhimet për avancim po vazhdojnë.”- është shprehur Millaku.

Rektori Fadil Millaku më tej ka shpjeguar edhe disa prej aryseve, të cilat sipas tij, e dallojnë këtë universitet nga universitetet tjera pubilke në Kosovë.

“Universiteti publik i Pejës gjendet në një rajon që është në ndikim të shumë bizneseve , ka për detyrë të krijoj kuadro për këto biznese. Më pas most ë harrojmë, këtu frekuentojnë studentë nga të gjitha anët e vendit dhe të rajonit. Kemi student nga Novi Pazari, Rozhaja, Plava, Gusija dhe Tuzi.  Tjetër e veçantë është se aplikojmë studimet në gjuhën shqipe dhe boshnjake. Poashtu bashkëpuimi ka nisur edhe me Universitetin e Zagrebit.”- tha Millaku

Millaku është shprehur I bindur se shumë shpejt ky Universitet do të rris funksionimin edhe si njësi e pavarur buxhetore, për çfarë thotë se beson në gatishmërinë edhe të ministrit të Arsimit.

“Mendoj se edhe ministri i ri i Arsimit, z.Bytyqi, është për profilimizin e universiteteve, por ne i   plotësojmë të gjitha standardet që të jemi njësi e pavarur buxhetore.”-tha Millaku për Radio Dukagjinin.