16:20 / E Hënë, 13 Gusht 2018

Rritet me rreth 58% numri i bizneseve të reja në zonat turistike në Shqipëri

Numri i bizneseve të reja të regjistruara në zonat turistike për periudhën 1 qershor – 13 gusht ishte 1,531 ose 58% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shifrat i referohen të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Shifrat i përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.

Administrata Tatimore vazhdon të jetë e fokusuar me prioritet në zonat turistike, për të garantuar zhvillimin e konkurrencës së ndershme, rritjen e të ardhurave, si dhe reduktimin e shkallës së informalitetit, teksa sezoni veror është në kulmin e tij.

DRT Sarandë, sipas të dhënave shënoi rritjen me të lartë, rreth 44% të bizneseve të reja të hapura gjatë periudhës së marrë në analizë, duke vijuar më pas me DRT Lezhë me rreth 33% dhe DRT Vlorë me rreth 24%.

Administrata Tatimore siguron se do të vazhdojë t’ju vijë në ndihmë tatimpaguesve, në respektimin e detyrimeve ligjore, si dhe duke u kujdesur për të siguruar transparencën e kërkuar nga turistët. /ATSH/