14:41 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rritet numri i grave që obligohen të punojnë edhe pas moshës 60

Numri i grave që punojnë në vitet e tyre të 50-ta dhe në vitet e para të 60-ave ka shënuar një rekord të lartë.

Totali arrit ë 4.2 milionë në dhjetor- 3.5 për qind në një vit.

Njëzet vjet më parë shifra ekuivalente për gratë e moshave 50 deri në 64 vjeç ishte vetëm 2.4 milionë, transmeton Indeksonline.

Ekspertët e pensioneve, mbrëmë, paralajmëruan se shumë punonjës të moshuar, veçanërisht gratë, mendonin se nuk kishin zgjedhje tjetër veçse për të vazhduar punën, sa më gjatë.

Jetëgjatësia më e lartë, pensionet më të këqija dhe mosha  e rritjes së pensioneve shtetërore janë të gjithë faktorët kryesorë për shtyrjen e daljes në pension, sipas Tom Selby, nga kompania e kursimeve Aj Bell./Indeksonline/