21:54 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Shpërthim zjarri në shtëpinë e Bill dhe Hillary Clinton, ja detajet

Një zjarr shpërtheu në një dhomë gjumi në pronën e Bill dhe Hillary Clinton të mërkurën pasdite në Chappaqua.

Zjarrfikësit nxituan në vendin e ngjarjes dhe zjarri që nga ajo kohë është mbajtur në nkontroll. Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës në Departamentin e Policisë, pa dhënë informacione të mëtejme, transmeton Indeksonline.

Zjarri besohet se ka rënë në shtëpinë e mysafirëve, në një dhomë gjumi, në katin e dytë dhe jo në shtëpinë kryesore./Indeksonline/