09:54 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Shtie me armë gjatë ahengut familjar, arrestohet një person në Hajvali

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Hajvali të Prishtinës, një person gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 9 gëzhoja, transmeton Indeksonline.

I dyshuari e ka dorëzuar vullnetarisht një revole me 2 karikatorë të zbrazët. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/