12:38 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Shtyhet seanca e nesërme, Hoti thotë se Kuvendit i ka humbur kuptimi

Seanca e Kuvendit të Kosovës e paralajmëruar për nesër, është shtyrë.

Këtë gjë e ka  bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se Kuvendi është bërë jo funksional dhe se i ka humbur kuptimi, si institucioni më i lartë i shtetit shkruan Indeksonline.

“Është urgjente funksionalizimi i institucioneve legjitime, përmes zgjedhjeve të lira demokratike”, ka shkruar tutje Hoti./Indeksonline/