14:49 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

‘Skenë horrori’, sulmuesi godet me thikë pasagjerët e këmbësoret (Video/Foto)

Në një qytet të Kinës është filmuar një skenë horror.

Një sulmues me thikë ka goditur pasagjerët  e autobusit dhe këmbësorët, duke lënë të paktën 10 të plagosur, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Videoja e skenës tregon se viktimat janë mbuluar me gjak.

I dyshuari është arrestuar dhe policia po heton rastin më tej./Indeksonline/