19:50 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Spanja frenon letrën e Serbisë për Kosovën e Kataloninë (Video)

Serbia ka hequr dorë nga letra që e kishte ndërmend t’ia dërgonte Bashkimit Europian ku do kërkoheshin sqarime për Kosovën e Kataloninë.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, deklaroi se arsye përse nuk po e dërgojnë letrën është një kërkesë e vet Spanjës, përcjell KlanKosova.

Megjithatë, Vuçiq tha se nuk do të lejojnë që bashkësia ndërkombëtare të veprojë me standarde të dyfishta.