07:25 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / MSH

Diamanti 48 milionë dollarësh del në ankand

Një nga diamantet blu më të vlefshëm që është paraqitur ndonjëherë në një ankand mund të shitet për më shumë se 48 milionë dollarë, sipas Sotheby’s. I quajtur “The De Beers Cullinan Blue,” është diamanti më i madh blu që do të dalë në ankand, sipas një deklarate për shtyp nga Sotheby’s Wednesday. Perla prej 15.10 karatësh do të vlerësohet nga Instituti Gemologjik i Amerikës, thuhet në deklaratën për shtyp.

Duke e përshkruar diamantin si “jashtëzakonisht të rrallë”, Sotheby’s shtoi se vetëm pesë gurë të çmuar mbi 10 karat janë shfaqur ndonjëherë në ankand. Asnjë nuk ka qenë ndonjëherë mbi 15 karat, “duke e bërë pamjen e kësaj perlë të përsosur një ngjarje historike në vetvete”. Diamanti i rrallë u gjet në minierën Cullinan në Afrikën e Jugut, në vitin 2021 dhe ka arritur renditjen më të lartë, sipas standardeve me të cilat gjykohen diamantet me ngjyra.

Xhevahiri ka lustrim të jashtëzakonshëm dhe është i tipit IIb, që do të thotë se përmban bor dhe për këtë arsye ka një nuancë gri kaltëroshe, sipas faqes së internetit të Institutit Gemologjik të Amerikës. Më pak se 0.5% e diamanteve janë pjesë e një kategorie të tillë, thuhet në deklaratën për shtyp.

“Diamantet blu të çdo lloji janë të rrallë në treg, por ky është më i rralli nga të rrallët; asgjë e kalibrit të ngjashëm nuk është shfaqur në ankand vitet e fundit,”  tha në deklaratën për shtyp Patti Wong, kryetare e Sotheby’s Asia. “Në një kohë të kërkesës së paprecedentë për diamantet më të mirë, të klasit botëror, me ngjyra, ne jemi jashtëzakonisht të ngazëllyer për të sjellë në treg atë që me siguri do të bëhet një nga perlat më të njohura në botë”.

Diamantet blu janë të lakmuar për shkak të rrallësisë dhe ngjyrosjes së tyre mahnitëse, thuhet në deklaratën për shtyp. Miniera Cullinan ka prodhuar një sërë gurësh të çmuar, duke përfshirë diamantin Cullinan 3,106 karatësh të zbuluar në vitin 1905, i cili është diamanti më i madh i regjistruar ndonjëherë, sipas Muzeut të Diamanteve të Cape Town në Afrikën e Jugut. “Blue Moon of Josephine” është një diamant blu 12.03 karatësh që u shit për 48.4 milionë dollarë në 2015 raporton CNN.

Diamanti ende mban rekordin e ankandit për çmimin për karat të çdo diamanti apo guri të çmuar, thuhet në deklaratën për shtyp. “The De Beers Cullinan Blue” është planifikuar të dalë në ankand në një ngjarje të pavarur në Sotheby’s Hong Kong Luxury Week në fund të prillit.