10:30 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / AR

Fansat analizojnë detajet, Britney foli për abortin në këngën e famshme?

Në librin e saj të ardhshëm me kujtimeve, “The Woman in Me”, Britney Spears zbulon se kur ishte e lidhur me Justin Timberlake, mbeti shtatzënë me fëmijën e tij, por abortoi sepse Justin nuk donte të bëhej baba. Fill sapo historia u publikua nëpër media, njerëzit nisën të kontrollonin këngët e vjetra të Britney-t për të gjetur detaje në lidhje me abortin.

Ajo zbuloi se kishte abortuar në fund të vitit 2000, kur ishte 18 ose 19 vjeç, dhe se procedura ishte “një nga gjërat më të dhimbshme” që kishte përjetuar ndonjëherë. Një vit pas ndarjes, Britney publikoi albumin “In the Zone” pjesë e të cilit ishte balada “Everytime”.

Disa njerëz po analizojnë tani tekstin e këngës dhe besojnë se mund t’i referohet abortit – ata e konsiderojnë këngën një mënyrë për t’i kërkuar falje fëmijës dhe jo si një vajtim për fundin e marrëdhënies së saj me Timberlake.

Refreni i këngës: “Dhe sa herë që të shoh në ëndrrat e mia, shoh fytyrën tënde, po më përndjek. Mendoj se kam nevojë për ty, zemër,” tani po interpretohet në një mënyrë të re.

Madje në një pjesë të videos, ka detaje që lidhen me abortin. Në videoklip shfaqet Britney që përndiqet nga paparacët dhe fansat dhe më pas goditet në kokë. Ajo vendoset në një dhomë hoteli, futet në tualet dhe shihet teksa humb vetëdijen pasi ka gjakderdhje dhe më pas mbytet.

Njerëzit analizojnë detajet: 20 vjet më parë, Britney foli

Më pas, videoja ka skena që tregojnë Britney-n duke u transportuar në një ambulancë, duke u ringjallur nga mjekët në një shtrat spitali; ndërkohë që fantazma sheh gjithë situatën. Më pas, fantazma e Britney-t hyn në dhomën tjetër të spitalit, ku po lind një vajzë – ndoshta duke iu referuar situatës në të cilën këngëtarja do të kishte qenë nëse do të kishte lindur fëmijën.

Njerëzit analizojnë detajet: 20 vjet më parë, Britney foli

Harku narrativ i videos duket se lidhet me një jetë që përfundon, ndërsa një tjetër fillon.

Sikur të mos mjaftonte kënga, njerëzit kanë analizuar edhe performancat e Britney-t. në njërën prej tyre, ajo prek barkun teksa këndon “Everytime”.

Justin Timberlake nuk ka reaguar.