23:48 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Ngasja e çmendur, rrokulliset tri herë me veturë në autostradë

Një vozitës “i çmendur” është kapur nga kamera në Uells duke vozitur 170 km në orë, pak para se të rrokullisej tri herë në rrugë.

Wayne Sebury, 59-vjeç, po e ngiste Mini-n e tij të kaltër në autostradën M4 pranë Port Talbot, Uellsi Jugor, kur u përfshi në një zënkë me Paul Carpenter, 44-vjeç që po ngiste veturën tjetër.

Vozitësit e zemëruar me njëri-tjetrin nisën të dyfishonin shpejtësinë dhe vazhdimisht kalonin njëri-tjetrin duke ndezur dritat.

Vetura Mini pas disa tejkalimeve goditi barrierat e rrugës dhe u rrotullua në autostradë.

Vozitësi fatmirësisht shpëtoi, por në gjykatë ai dhe Carpenter u shpallën fajtorë për ngasje të rrezikshme.

Sebury u urdhërua punë të detyrueshme 18-mujore në komunitet, iu mor leja për 12 muaj dhe duhet të punojë 150 orë pa pagesë, ndërsa Carpenter u dënua me gjashtë muaj burg dhe iu mor leja për 18 muaj.

“Është një fat i madh që askush nuk është vrarë ose plagosur rëndë dhe pamja e filmit të ngjarjes dërgon një mesazh të qartë për pasojat e ngasjes në një mënyrë kaq të papërgjegjshme”, thanë zyrtarë policorë pas aksidentit. /Indeksonline/