16:22 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tërmetet kthehen në makth për shqiptarët, 4 tronditje vetëm sot

Tërmetet janë kthyer në makthin e shqiptarëve pasi prej disa ditësh toka shqiptare vazhdon të dridhet.

Një tjetër tërmet është regjistruar sërish sot në Gjirin e Lalzit, rreth orës 10:20 të paradites.

IGJEUM bën me dije tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 ballë i shkallës rihter.

Në orët e para të së dielës janë regjistruar edhe 4 lëkundje të tjera në me epiqendër fshatin Kuraten në Durrës, Kashnjet në Lezhë dhe në Delvinë, por me intensitet të dobët, nga 2.1 deri në 2.7 ballë i shkallës rihter.

Dy prej lëkundjeve kanë pasur si epiqendër Gjirin e Lalzit, ku është regjistruar edhe më i forti me 3.6 ballë.

Prej ditësh vendi është tronditur nga një valë tërmetesh, ku më i fuqishmi ishte ai 5.2 ballë me epiqendër në Hamallj, që shkaktoi edhe dëme materiale./Albeu/