12:12 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi dhe Haradinaj dekorojnë vëllezërit Bytyqi të vrarë nga forcat serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar vëllezërit Bytyqi të vrarë nga forcat serbe në vitin 1999 pas përfundimit të luftës.

Për këtë ka njoftuar, Kryeministri Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ka thënë se prindërve të të  ndjerëve iu shprehur konsiderata më e lartë për sakrificën e të bijve të tyre,

“Një nga ngjarjet e dhimbshme, që dëshmojnë për lartësitë e përpjekjeve tona për liri, është ajo e vëllezërve Bytyqi. Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar përtej Atlantikut, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut, duke u rreshtuar me UÇK-në.

Gjatë ceremonisë së dekorimit të vëllezërve Bytyqi, nga Presidenti i vendit, me urdhërin e heronjve të Kosovës, babës Ahmetit dhe nënës Bahrie, iu shpreha konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të bijve të tyre për liri, si dhe për angazhimin e paepur të familjes edhe në betejën e dytë, për ta çuar drejtësinë në vend.

Në thelb të sakrificës së vëllezërve Bytyqi, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën, e cila u mbështet fuqishëm edhe nga atdheu i tyre i dytë, ShBA-ja.

Populli i Kosovës përjëtësisht do t’i kujtojë me pietet” ka shkruar Haradinaj.

Image may contain: 5 people, suitImage may contain: 4 people, people smiling, people standingImage may contain: 13 people, people smiling, people standing and indoor