14:05 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Uji që po u servohet banorëve të Pejës, mund të jetë i dëmshëm (Foto)

Qytetarët e komunës së Pejës tash e sa ditë nuk po mund të pijnë ujin që u servohet nga ujësjellësi.

Kjo, pasi që dukshëm vërehet nga ngjyra që ai përmban, shkruan Indeksonline.

“Qe dy ditë në fshatrat e komunës së Pejës uji i pijës është i trubullt. Në fund e len një ngjyrë të zezë, dhe kjo është arsyeja që nuk jemi në gjendje ta pijmë atë. Po presim nëse do të përmisohet përndryshe kështu do ta kemi shumë të vështirë”, ka thënë një lexues i Indeksonline. /Indeksonline/