13:25 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ura që po rrezikon çdo ditë jetën e fshatarëve të Lupçit të Poshtëm (Foto)

Ura që gjendet në fshatin Lupç i Poshtëm, komuna e Podujevës, lidh fshatin Majac dhe Lupçin e Epërm.

Kjo urë është tejet e ngushtë dhe gati e shkatërruar, raporton Indeksonline.

Megjithatë, anipse në atë gjendje, ajo shfrytëzohet nga banorët e të tri fshatrave.

Me këtë rrezik ballafaqohen çdo ditë edhe nxënësit të cilët qarkullojnë andej për të shkuar dhe për t`u kthyer nga shkolla./Indeksonline/