15:57 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vdes një 32 vjeçare në Prishtinë, shkak mbidoza

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë është gjetur e vdekur një vajzë 32 vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar për ‘Indeksonline’, zyra për informim nga Policia e Kosovës, rajoni i Prishtinës, të cilët e kanë cilësuar të njëjtën si vdekje e  dyshimtë.

“Është gjetur një vajzë e vdekur në lagjen “Dardania” në Prishitnë dhe është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Viktima besohet të jetë me inicialet B.L që dyshohet se ka vdekur nga mbidoza./Indeksonline/