21:01 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Vendosja e rripit të sigurisë, ulë në 20 për qind rrezikun e dëmtimit të mëlçisë gjatë aksidentit

Vendosja e rripit të sigurisë zvogëlon rrezikun e dëmtimit të mëlçisë nga më shumë se 20 për qind, thotë hulumtimi i ri.

Ndër personat e përfshirë në aksidente, ata që kanë pasur të vendosur rripat e sigurisë kanë 21 për qind më pak gjasa të vuajnë nga lëndimet e mëlçisë, që kjo përqindje rritet në 26 kur kombinohet me një “airbag”, ka gjetur studimi.

Mëlçia është një nga organet më të prekura gjatë përplasjeve me automjete, me dëmtime të rënda, gjë që rrit mundësinë e vdekjes të të aksidentuarve, nëse ajo lëndohet, tregon ky hulumtim./Indeksonline/