17:16 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vizita e Vuçiqit në Kosovë, organizohet forum biznesi në Leposaviq

Gjatë vizitës së sotme të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kosovë, ka filluar edhe një forum biznesi në Leposaviq.

Në këtë forum po marrin pjesë më shumë se 100 biznesmenë nga Serbia dhe Kosova, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Këtë forum e ka organizuar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ministri i bujqësisë Branislav Nedimoviç u tha biznesmenëve të pranishëm se shteti i Serbisë po siguron paqe dhe stabilitet në Kosovë.

“Pas gati 20 vjet, ky është takimi i parë i biznesit të këtij formati, ku u takuan biznesmenë nga Serbia qendrore dhe biznesmenët serbë nga territori i Kosovës”, ka thënë ai gjatë hapjes së forumit./Indeksonline/