23:31 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet një vendbanim mijëravjeçar në Korçë

Një varrezë, e cila daton nga shekulli i gjashtë para erës sonë është zbuluar gjatë gërmimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP në Korçë.

Vendbanimi neolitik me më shumë se 800 varre është zbuluar në zonën e Turhanit, ndërkohë që së bashku me sitet e tjera deri tani është dokumentuar zbulimi i 3000 varreve, të cilat nisin nga periudha arkaike e deri në mesjetën e vonë.

Varrezat e zbuluara janë një dëshmi që tregon se zona e Korçës ka qenë e banuar në antikitet.

Ndryshe, këto nuk janë gjetjet e para arkeologjike që janë zbuluar gjatë gërmimeve për gazsjellësin TAP, pasi gjetje të periudhave të ndryshme janë zbuluar edhe në pika të tjera të rajonit të Korçës.