18:27 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Zhduket një 70 vjeçar në Prizren, policia kërkon ndihmë nga qytetarët [Foto]

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se në mbrëmjen e datës 12 Maj është iniciuar rasti “Person i zhdukur”.

Në bazë të deklaratave të familjarëve të cilët kanë thënë se viktima Marjan Ghugja nga Prizreni i vitit të lindjes 1948 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet, transmeton ‘Indeksonline’

Sipas PK-së, në ditën kritike, viktima ka pasur të veshur një xhaketë të kafet dhe pantallona të zinj. Besohet se i njëjti ka probleme shëndetësore me harresën.

Tutje, Drejtoria Rajonale Policisë se Prizrenit kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192.

Në vazhdim po ua sjellim edhe një foto të viktimës./Indeksonline/