21:14 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Aksident në Pestovë, 5 të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë, në aksident janë të përfshira dy vetura civile dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti