15:09 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / MSH

​Ballkani dhe Drita vazhdojnë tutje në Kupën e Kosovës

Ballkani dhe Drita kanë siguruar vendet e tyre në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Gjilani e ka eliminuar skuadrën e Fushë Kosovës me rezultat 5-0.

Simonovski, Cuculi, Jashari, dhe Muja me dy gola ishin realizatorët e fitores së thellë të Dritës në këtë ballafaqim.

Në çerekfinale të Kupës së Kosovës ka kaluar edhe Ballkani që ka triumfuar ndaj Malishevës në Suharekë me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi Rrahmani në minutën e 77.