09:01 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

​Gjendja aktuale me COVID-19

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 2 mijë e 763.

Si zakonisht me numrin më të madh të rasteve aktive prin Prishtina me 570 raste, Gjilani me 236, Ferizaj me 205, Peja 188, Prizreni 186, Klina 130 , Fushë Kosova 128, Mitrovica 105, Lipjani 103, Kamenica 93 dhe komunat e tjera me më pak se 100 raste.

Në 24 orëshin e fundit 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe tre qytetarë kanë humbur jetën nga ky virus. 

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se u administruan 836 doza vaksine.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.811.481 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e MSh-së.