18:19 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

​Haradinaj: Kurti po gabon me heqjen e taksës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur rreth heqjes së taksës për lëndën e parë nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, Kurti po gabon rëndë.“Heqja e taksës është paralajmëruar disa javë më herët nga Kurti. Ai e ka ofertuar gabim heqjen e taksës, pasi nuk i dha argument SHBA-së, por vetëm doli në konferencë për shtyp”, tha Haradinaj për RTK.

“Të hiqet taksa pa asnjë profit nga Kosova është e gabueshme. Është një nga vendimet më të gabueshme të kësaj qeverie”, shtoi ai.