15:48 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​“Kosova e Serbia janë bllokuar, shkak elita politike e të dyja vendeve”

Edhe dy dekada pas luftës, Serbia vazhdon të mohoj krimet e kryera në Kosovë gjatë viteve ‘98-99. Nuk janë të rralla rastet kur edhe vetë udhëheqësit e shtetit, i cili ka kryer gjenocid në Kosovë, mohojnë masakrat e i quajnë trillim. Shoqëritë e të dyja vendeve janë bllokuar në avancimin e të drejtave të tyre sociale, ekonomike dhe për normalizimin e marrëdhënieve. Për këtë nuk janë fajtor qytetarët, por vetë politikanët të dy vendeve.

Kështu u tha sot në diskutimin me temën “Kush e rrëmbeu dialogun Serbi-Kosovë?”, ku edhe u publikua një botim nga zyra rajonale e Fondacionit Heinrich Boll.

Milan Bogdanoviq, koordinator i programit në zyrën rajonale të Fondacionit Heinrich Boll me seli në Beograd, tha se dy dekadat e pasluftës janë të humbura për të dyja vendet.

“Ka për qëllim që të jetë një llupë e cila ka për qëllim që të theksoj temat nga rajoni jonë për lexuesit e huaj para se gjithash. Botimet e kaluara kanë përfshirë tema siç janë: Situata e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, zyra e Sarajevës ka mbuluar disa çështje të kapjes së shtetit që na prekin të gjithë neve në pika të ndryshme. Botimi i vitit të kaluar i cili doli në dhjetor, pra para pak kohësh synimi ka qenë që të shënohet 20 vjetori i luftës në Kosovë, intervenimit të NATO-s, por nuk kishte për qëllim që vetëm të plotësohej një fushë. Respektivisht të ofrohej një pasqyrë e ngjarjeve por më shumë për të udhëzuar drejt momentit ekzistues, dhe 20 vjetëve të cilat sipas mendimit tonë në shumicën e kohëve kanë qenë të humbura. Kur flitet për arritjen, mirëmbajtjen e një dialogu qëllimor dhe me kuptim të plot që sjell pajtimin mes dy shteteve�€ , tha ai.

Drejtori i zyrës së Fondacionit të Hainrich Boll, Simon Ilse tha se dy shoqëritë janë bllokuar në avancimet para, si shkak i raporteve jo të mira Kosovë-Serbi.

“ Ideja është që në fakt që kjo çështje t’i afrohet qytetarëve të dy vendeve të cilët në fakt janë marrë disi peng këtu siç e kemi paraqitur. Duhet të themi se dy shoqëritë janë bllokuara në avancimin para. Në të drejtat tyre sociale, ekonomike, të drejtave të tyre individuale po ashtu. Duke mos zgjidhur këtë çështje dhe duke mos lëvizur përpara në normalizimin e dy vendeve. Edhe kjo nuk shkaktohet shpesh nga qytetarët e rëndomtë, por nga elitat politike të dy vendeve. Kemi edhe një artikull këtu që flet për keqtrajtimet seksuale dhe krimet si mjet të luftës dhe një punë impresive nga Qendra Hulumtuese për Viktimat dhe një tjetër që ka të bëjë një temë të uraniumit dhe ndotjes së uranimiut të shfrytëzuar. Është temë që diskutohet më shumë Serbi, e më pak këtu”, u shpreh ai.

Ilse deri sa ka folur për dialogun e Kosovës me Serbinë, ka theksuar edhe çështjen e shkëmbimit të territorit, duke theksuar se kjo ide e kthen dialogun prapa.

“Është mirë që tani për tani është hequr nga tavolina e bisedimeve, por në të vërtetë duket që kurrë nuk do të jetë jashtë tavolinës, tani është një mendim i gabuar në mendjet e njerëzve. Posaçërisht Vuçiq e Thaçi sillen rrotull, por ajo që është bindje e fortë për ne është se vendimmarrja evropiane nuk është kompresive në këtë vendim, dhe kjo është shumë shqetësuese. Besoj që komisioni i lartë i BE-së dhe i dërguari special nuk do të shkojnë në atë drejti m dhe ta heqin atë propozim”, ka theksuar ai.

Drejtoresha ekzekutive e YIHR Kosova, Marigona Shabiu ka theksuar propagandën e Serbisë për mohimin e krimeve. Sipas saj, lufta në Kosovë është pothuajse e fshirë nga Qeveria e Serbisë në libra, për çka të rinjtë e vendit dinë pak për historinë.

Ajo ka theksuar se kriminelët e luftës nuk duhet të jenë pjesë e politikës në Kosovë, por as në Serbi.

“Nuk është ajo që politikanët tanë duhet ta bëjnë, ata nuk duhet të promovojnë kriminelët e luftës për krimet e kryera kundër njerëzimit, sepse këta shkojnë kundër mbrojtjes së dinjitetit, dhe respektit për të gjitha viktimat e krimeve në Kosovë. Dhe ky nuk është rasti vetëm kur të kemi të bëjmë me Kosovën por edhe me kriminelët e luftës në Ish-Jugosllavi. Duhet të jetë sh umë shqetësuese dhe e shohim se kjo modë po rritet. Në anën tjetër shohim që posaqërisht kemi parë politikanët në Serbi që po mohojnë krimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe Bosnjë. Të gjithë e dimë për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që e quante trillim nga diplomatët ndërkombëtarë. Kjo ishte diçka në të vërtetë që tregoi një qasje fashiste të Serbisë ndaj krimeve të luftës, viktimave dhe të mbijetuarve të tjerë”, deklaroi ajo.

Shabiu tha se të rinjtë duhet të jenë të informuar në bazë të fakteve e jo ‘thashethemeve’. Për këtë sipas saj, Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet që të mos fal kriminelët, sepse në të kundërtën do të përsëritet ajo çfarë ka ndodhur në vend.

Ndër të tjera, gazetarja serbe, Tatjana Lazareviq, tha se ka mbajtur një fjalim në Beograd për luftën në Kosovë, por që ishte e papranueshme për të pranishmit të flitej për kohën e kon fliktit Kosovë-Serbi.