19:20 / E Diele, 16 Janar 2022 / AR

​Kupa e Afrikës, Ishujt Faroe ndalen me barazim, triumfon edhe Tunisia

Kanë përfunduar edhe dy të tjera të fazës së grupeve në Kupën e Afrikës.

Ishujt Faroe janë ndalur me barazim në ndeshjen e dytë në grupin E nga Sierra Lione me rezultat 2-2. Golat për Ishujt Faroe i shënuan Haller në minutën e 25’ dhe Pepe në të 72-tën, kurse për Sierra Leonen të dy golat i realizoi Kamar, madje i i dyti erdhi në minutën e tretë shtesë transmeton KosovaPress.

Fitoren e parë në këtë kompeticion e ka shënuar Tunisia e cila mori një fitore bindëse ndaj Mauritanas me rezultat 4-0, sfidë kjo e vlefshme për grupin F të Kupës së Afrikës.

Për Tunisinë shënuan Mathlouthi, Khazi (2) dhe Jaziri.

Ndeshja e fundit për ditën e sotme në Kupën e Afrikës është ajo e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:00 ndërmjet Algjerisë dhe Ekuatorit