09:55 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

​Pentagoni demanton Trump dhe Pompeo në lidhje me origjinën e koronavirusit

Shefi i Shtabit të Ushtrisë amerikane Mark Miley tha sot se ende nuk dihej nëse koronavirusi kishte origjinën nga një “treg i lagësht” në Kinë, nga një laborator apo nga ndonjë vend tjetër, por konfirmoi qëndrimin e SHBA-së se virusi nuk është krijuar nga njeriu.

“A erdhi ai nga një laborator në Wuhan? A është nga një treg i lagësht në Wuhan? Kudo tjetër? Dhe përgjigjja është: Ne nuk e dimë,” tha shefi i Pentagonit në një konferencë për shtyp në Uashington.

Sipas Reuters, ky vlerësim i gjeneralit Miley kundërshton deklaratën e sekretarit të Shtetit Mike Pompeo të dielën se kishte “prova thelbësore” që koronavirusi kishte dalë nga një laborator kinez.