22:40 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

1 muaj pas vdekjes së babait, Visar Peja nuk i ndal angazhimet muzikore për Vitin e Ri

Janë bërë një muaj e një javë që kur këngëtari Ismet Peja, ka ndërruar jetë.

Mirëpo, duke qenë se ka qenë i caktuar në një mbrëmje muzikore, edhe pas vdekjes së të atit, Visar Peja nuk e ka anuluar eventin në fjalë, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet edhe vendi ku do këndojë këngëtari.

Sidoqoftë, jeta vazhdon!/Indeksonline/