08:54 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

118 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

118 aksidente trafiku kanë ndodhur në rrugët e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu njofton Policia e Kosovës në raporton 24 orësh, shkruan Indeksonline.

55 aksidente ishin me të lënduar, kurse 63 vetëm me dëme materiale.

Brenda kësaj periudhe kohore Policia ka shqiptuar 1459 tiketa trafiku.

Ndërsa 436 janë shqiptuar në bazë të ligjit Covid-19.

20 persona janë arrestuar kurse 11 janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/