13:29 / E Premte, 26 Prill 2024 / k.v

Ndalohet një kosovar në Maqedoninëe Veriut, kërkohej nga Interpoli

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në vendkalimin kufitar Bllacë është ndaluar një shtetas i Kosovës.

Ai, sipas njoftimit, po kërkohej nga Interpoli.

“Dje në orën 17:20 në vendkalimin kufitar Bllacë në hyrje të RMV-së, zyrtarët policorë kanë ndaluar 24-vjeçarin V.I. nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në evidencat operative është konstatuar se është regjistruar me masën “arrest” me kërkesë të Interpolit të Suedisë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Ai i është dorëzuar punonjësve të stacionit të policisë Kisella Vodë për procedim të mëtejshëm.